Nis votimi në Kukës, vonesa në disa qendra. Gara mes PS dhe ”BF”
Këtë të dielë ka nisur normalisht procesi i votimi për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë e Kukësit.
Procesi është hapur me disa minuta vonesë në disa qendra votimi, por kjo nuk ka penguar votuesit, pasi nuk ka patur qytetarë në radhë në ato momente. Në zgjedhje kanë të drejtë vote rreth 46 mijë qytetarë teksa votohet mes Albert Halilajt dhe Emri Vatës.
Zgjedhjet në Kukës zhvillohen pas skandalit që përfshiu ish-kryebashkiakun Safet Gjici, disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit. Ai u shfaq në një video duke kryer marrëdhënie intime me Alma K. brenda në ambientet e zyrës së bashkisë.