FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani dekreton shkarkimin e Manjanit dhe emërimin Vasilit

Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka dekretuar sot shkarkimin e Ylli Manjanit dhe emërimin e Petrit Vasilit si ministër të Drejtësisë.

Konflikti mes Manjanit dhe kryeministrit Edi Rama nisi pas disa daljeve të tija kundër vendimeve të qeverisë si dhe kritikave të hapura publike, si ajo për kanabisin dhe funksionimin e qeverisë.

Duket se divergjencat mes tij dhe disa ministrave kanë çuar në kërkesën e kryeministrit Edi Rama ndaj bashkëkryetarit të koalicionit Ilir Meta për zëvendësimin e tij, si opsion i parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shkresën e firmosur nga Kryeministri Edi Rama thuhet: “Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërore e grupet e interesit, për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e Ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me Ministrin Vasili”.
Ky vendim i kryeministrit, Edi Rama erdhi pas një situate të tensionuar në gjirin e koalicionit qeverisës gjatë fundjavës, për shkak të disa deklaratave të forta të përfaqësuesve të LSI-së kundër punës së qeverisë, Policisë së Shtetit apo edhe eksponentëve lokalë socialistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?