Nishani firmos shkarkimin e ministrit Haxhinasto
Ndryshimet e javës së kaluar në kabinetin qeveritar janë miratuar sot edhe nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani i cili ka dekretuar sot shkarkimin nga detyra të ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto.
Po ashtu Presidenti Nishani ka dekretuar emërimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, z. Sokol Dervishaj
DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9730 / Tiranë, më 07.09.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
DEKRET PËR EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
Dekretoj
Neni 1
Zoti Sokol Dervishaj, emërohet ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9731 / Tiranë, më 07.09.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
KOHA JONË SONDAZH

