FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani: Maqedonia të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

Presidenti Bujar Nishani, ka shprehur domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni, duke e parë si një ndër pikat më të rëndësishme që do t’i shërbejë shqiptarëve, por edhe rajonit.

Deklaratat, kreu i shtetit i bëri gjatë pritjes në presidencë të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj. Duke ju referuar krizës në Maqedoni, Nishani tha se, ajo nuk është një krizë ndëretnike, por politike.

Duke folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, presidenti tha se ato duhet të zgjerohen, sidomos në fushat me interes të përbashkët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ajo duhet të dalë me axhendë konkrete, për të ndihmuar në aspektin social, ekonomik, kulturor dhe arsimor shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë, tha Nishani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, kreu i diplomacisë së Kosovës, në emër të popullit të tij, shprehu mirënjohje për rolin e Shqipërisë në në rrugën e integrimeve euro-atlantike të Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?