Nishani, ngushëllime për rënien në krye të detyrës të efektivit të FNSH-së, Ardian Kodra

Presidenti Nishani shprehu sot  ngushëllimet për rënien në krye të detyrës të efektivit të FNSH-së Shkodër, Ardian Kodra.

Nëpërmjet një njoftimi për media nga zyra e shtypit e Presidencës, bëhet e ditur se Presidenti Nishani në ngushëllimin e tij per familjen e policit te vrare, shprehet se “Lajmi i rëndë për ndarjen e parakohshme nga jeta, duke rënë në krye të detyrës, të një efektivi me eksperiencë të FNSH-së së Shkodrës, është tejet i rëndë jo vetëm për ju, por edhe për të gjithë shqiptarët”.

Presidenti thekson se “Në këto momente të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të familjes sime si dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, t’ju shpreh ngushëllimet më të ndiera për humbjen tragjike dhe të pazëvendësueshme të bashkëshortit e babait tuaj të dashur Ardianit, duke ju siguruar njëkohësisht se gjendem pranë jush shpirtërisht në këto çaste të trishtuara”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në cilësinë e Kreut të Shtetit, duke dënuar ashpërsisht këtë akt gjakatar, i bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve ligjzbatuese që të punojnë pareshtur në luftën e tyre të përditshme kundër krimit”, shprehet Nishani.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?