Nishani ngushëllon Hollande: Kurajo popullit francez

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Presidentit të Republikës franceze, François Hollande, ku dënon me forcë aktin terrorist në Nisë.

“Akti i mbrëmshëm terrorist në Nisë, që përgjaku Ditën Kombëtare të Francës dhe gëzimin e francezëve, më tronditi dhe më revoltoi pa masë.

E dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor dhe në këto momente dhimbje dhe zemërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me ju dhe popullin francez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me trishtim të thellë u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të afërme të viktimave, juve dhe qeverisë suaj, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zoti ju dhëntë juve dhe popullit francez, qetësi, kurajë dhe forcë për përballimin dhe kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Nishani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?