FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani: PD ka humbur forcën e të qenit alternativë qeverisëse

Për ish-presidentin Bujar Nishani, PD-ja ka humbur forcën e të qenit alternativë qeverisëse, ndodhet në krizë të thellë dhe duhet të ndryshojë në të gjitha dimensionet.

“Situata në PD është shqetësuese si etnitet politik, si mekanizëm i sistemit politik dhe garant i shoqërisë për të kontrolluar qeverisjen dhe për të bërë të mundur largimin e saj. PD jo vetëm të mos qëndrojë e përçarë, por për fatin e keq ka humbur thelbësisht forcën e saj politike elektorale dhe është në krizë identitare”.

Për Nishanin Partia Demokratike duhet të ndërtojë ideologjinë, programin politik brenda proceseve të saj, në mënyrë që të rikthehet tek alternativa qeverisëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Janë një kompleks çështjesh që na shqetësojnë, por ndjemë përgjegjësinë për të dhënë kontribute sa mundemi siç e gjykojmë që kjo PD, jo thjesht si bashkim i disa njerëzve, por si njerëz që mendojnë se sistemi politik në Shqipëri është në krizë të thellë.

Swiss Digital Mobile Reklama

PD duhet të ndryshojë në mënyrë rrënjësore në të gjitha dimensionet, si duhet të ndërtojë ideologjinë dhe programin politik dhe brenda proceseve të saj. PD duhet të rikthehet tek alternativa qeverisëse. Se kjo është më e dëmshme, pasi PD ka humbur forcën e të qenit alternativë qeverisëse ndaj qeverisë aktuale”,-tha në ”A2cnn”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?