Nishani për VOA: Ligjin e mbetjeve do e shqyrtoj sapo të kthehem në Tiranë
Në një intervistë për Zërin e Amerikës presidenti i republikës Bujar Nishani është shprehur se sapo të kthehet në Shqipëri do të shqyrtojë ligjin e mbetjeve.
Nishani nënvizoi se një problem shumë i madh në vend është krimi i organizuar ndaj dhe duhet të trajtohet me seriozitet.
Kreu i shtetit ka thënë se është i rëndësishëm krijimi i institucioneve dhe organizmave në mbështetje të diasporës.
Presidenti ka deklaruar se SHBA është një aleat shumë i rëndësishëm për shqiptarët ndaj kushdo që do të zgjidhet president do të jetë mik i shqiptarëve.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=z1FO1a_i8bM&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]