Nishani: Populli mik turk t’i kthehet jetës normale

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim të madh zhvillimet e orëve të fundit në Turqi, ku rendi kushtetues u prek rëndë nga akte për rrëzimin me dhunë të një qeverie të zgjedhur demokratikisht”, thuhet në një deklaratë për mediat nga institucioni i Presidencës.

Në vijim të deklaratës, thuhet se “Presidenti Nishani i dënon me forcë këto akte dhe tentativa për marrjen e pushtetit përmes dhunës dhe shpreh mbështetjen e plotë për Presidentin Erdogan, qeverinë dhe rendin kushtetues në Turqi, si dhe uron kthim sa më të shpejtë të rendit publik dhe te qetësisë në rrugët dhe qytetet e Turqisë dhe populli mik turk t’i kthehet jetës normale”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?