Nishani pret përfaqësues të shoqatave të subjekteve të shpronësuara

 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti sot në mesditë dhe zhvilloi një takim të gjerë konsultues me përfaqësues të subjekteve të shpronësuara dhe të shoqatave të tyre të cilat shtrihen që nga Konispoli e deri në Shkodër.

Të pranishmit, pasi falënderuan Kreun e Shtetit për pritjen, por sidomos për interesin dhe vëmendjen që po i kushton si përfaqësues i unitetit të kombit, shprehën mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Presidentit Nishani ndaj përpjekjeve të tyre për zgjidhjen  e këtij problemi të rëndë ekonomik dhe shoqëror, që ka hapur dhe vazhdon të hapë konflikte të thella.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Nishani duke u shprehur pjesëmarrësve mirënjohjen institucionale për pranimin e ftesës së Tij dhe duke i falënderuar për angazhimin e tyre qytetar dhe kontributin e dhënë për demokracinë, theksoi se në cilësinë e Kryetarit të Shtetit, por edhe si qytetar i këtij vendi e konsideron çështjen e pronës dhe të pronësisë si kolonë kryesore e shtetit të së drejtës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë aspekt Presidenti nënvizoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së kësaj situate, e cila duhet trajtuar si interes i mirëfilltë publik, rrezikon të thellojë padrejtësinë e të shkaktojë tensione sociale duke vënë në pah njëkohësisht se “kjo nuk është një çështje politike, por i përket krejtësisht shtetit të së drejtës, është thellësisht kombëtare dhe plotësisht shtetare, ku shteti ka dhe duhet të përballet me përgjegjësitë e veta”.

Presidenti i Republikës i siguroi përfaqësuesit e subjekteve të shpronësuara për mbështetjen dhe përkrahjen e tij të plotë institucionale dhe njerëzore në drejtim të zgjidhjes së problematikave të kësaj çështjeje me rëndësi kombëtare.

Njëkohësisht Presidenti Nishani i garantoi të pranishmit dhe nëpërmjet tyre, edhe shoqatat që ata përfaqësojnë se do të jetë një zë i fuqishëm për përcjelljen e shqetësimeve të tyre tek institucionet e vendit si dhe tek ato ndërkombëtare duke theksuar se çështja e pronës dhe e pronësisë së ligjshme ka nevojë për një platformë të shëndoshë ligjore si dhe për një rrugëzgjidhje sa më të mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?