Nishani: Qeveria ndikon mbi drejtësinë, ndaj s’kërkoj hetime për përgjimet
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, vazhdon të këmbëngulë se ai dhe familja e tij përgjohen.
Por, ai thotë se ndikimi që ka qeveria mbi drejtësinë, e bën që të mos hedhë hapa të tjerë për këtë çështje.
“Ndikimi që ka vendosur qeveria mbi drejtësinë, më rezervojnë që unë të hedh hapa të tjerë”, citohet të ketë thënë Nishani për “GSH”.
“Unë e kam deklaruar edhe herë të tjera: konstatoj një ndikim dhe interferim jo të paktë të politikës, të qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë. Kjo është një çështje e rëndë, por jo më e rëndë se realiteti shqiptar, i cili nuk mund të shmangë vëmendjet nga çështjet që janë vërtet shumë serioze dhe në interes të publikut e shtetit shqiptar që meritojnë një trajtim parësor. Është një çështje që ka problematika të rënda në vetvete. Pa dyshim që është edhe një çështje mosbesimi për shkak se përfshirja në të e pjestarëve të administratës shtetërore dhe ndikimi që ka vendosur qeveria mbi drejetësinë, më refuzon që unë të hedh hapa të tjerë. Por, është një çështje e cila nuk ka rrezik të prezumimit dhe të mos’hetimit”, thotë Nishani.
KOHA JONË SONDAZH

