FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nishani: Rama e Basha të ulen dhe të gjejnë zgjidhje, ofroj mbështetje

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i kërkon kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha që të ulen në tryezën e bisedimeve për të gjetur kompromis dhe për të tejkaluar situatën në të cilën ndodhet vendi.

Nishani ofron gatishmërinë dhe angazhimin për t’i shërbyer dialogut.

Reagimi: Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe njëherë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe Liderit të Opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?