Nishani shpall procedurat: Si do zgjidhen dy anëtarët e rinj të Kushtetueses

Presidenti Bujar Nishani ka bërë publik njoftimin për shpalljen e procedurave mbi zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese. Në shpallje, vihen në dukje kriteret e nevojshme që të interesuarit do duhet të dorëzojnë në Presidencë, për të fituar postin e gjyqtarit të Kushtetueses.

Njoftimi i Presidencës:

“Bazuar në nenin 125 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në Ligjin Nr.  8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, si dhe në njoftimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese mbi përfundimin e mandatit të dy gjyqtarëve, si rrjedhojë e plotësimit të afatit të caktuar, Presidenti i Republikës, SH. T. Z. Bujar Nishani, fton subjektet e interesuara të paraqesin kërkesat e tyre për t’u emëruar si gjyqtarë kushtetues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të interesuarit duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës   dokumentacionin si më poshtë vijon:

Swiss Digital Mobile Reklama

1-  Kërkesë me shkrim.

2-  Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar)

3-  Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën ose nga dhomat  kombëtare të avokatisë, noterisë, përmbarimit, etj.

4-  Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).

Afati për të paraqitur kërkesat fillon ditën e premte, datë 1 prill 2016  dhe përfundon ditën e premte, datë 8 prill 2016.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?