Nishani viziton Qaben në Mekë, i biri me veshje të ritualit (FOTO)
Për herë të parë një zyrtar shqiptar i këtij niveli, viziton vendin e shenjtë në Mekë. Presidenti Nishani ndodhet për një vizitë në Arabinë Saudite, ku siç dhe shihet në foto ka vizituar Qabenë e shenjtë, aty ku muslimanët kryejnë ritualet e tyre në çdo kohë të vitit.
Krah tij është i biri, i cili ka zgjedhur të veshë një rrobë të posaçme që mbahet në momente të caktuara rituali.
Nishani është shoqëruar në këtë vizitë nga autoritete të larta të shtetit saudit.



