“Nisi java që ngre furtunën”, Kryeministri Rama paralajmëron dhe tregon për 4 më të rinjtë me koronavirus
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se sot nis “java që ngre furtunën” e përhapjes së epidemisë së koronavirusit në Shqipëri.
Pas një videoje me mesazh patriotik për tú dhënë zemër shqiptarëve, Rama ka treguar me detaje se cila është gjendja e të sëmurëve me koronavirus të shtruar në Reanimacion dhe moshën e gjithsecilit prej tyre. Shihet se më të rinjtë janë katër të moshës 30-49 vjeç.
Rama shkruan: “Sot, në vigjilje të javës që sipas të gjitha statistikave ngre furtunën, kemi të shtruar 20 motra e vëllezër, nga të cilët
10 janë të moshës 60-85 vjeç
6 janë të moshës 50-60 vjeç
4 janë të moshës 30-49 vjeç
Vetëm 3 prej të shtruarve janë në Reanimacion dhe 1 prej tyre me frymëmarrje të drejtuar. të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme dhe 3 nga këta shfaqin shenja inkurajuese përmirësimi
Zoti u dhëntë mjekëve e infermierëve që kujdesen për ta të gjithë forcën e frymëzimin që u duhet dhe lutjet tona lehtësofshin rrugën e kthimit në jetën normale të çdonjërit prej të shtruarve”.
Të dhënat e publikuara nga Rama: