”Niveli i arkëtimit të ujit rritje me 7 %”, Balluku: Vjen nga reforma e thellë që ndërmorëm në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve

Niveli i arkëtimit të të ardhurave në sektorin e ujësjellës kanalizimeve gjatë 7-mujorit u rrit me 7%, duke shkuar në 68.5% nga 61.5% që ishte në të njëjtën periudhë të 2023-shit.

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se reforma e thellë që ndërmorëm në sektorin e ujësjellës kanalizimeve, duke nisur nga fundi i vitit 2021, po jep çdo vit rezultate të prekshme dhe të vërteta.

”Reforma e thellë që ndërmorëm në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, duke nisur nga fundi i vitit 2021, po jep çdo vit rezultate të prekshme dhe të vërteta. Performanca Janar-Korrik 2024 fakton përmirësim të treguesve teknikë dhe financiarë, krahasuar me një vit më parë. Reduktohet uji pa të ardhura, rriten arkëtimet”,-shkruan Balluku.

SHKARKO APP