Një biznesmen i huaj i rëndësishëm rrihet. Qeveria në spital

Një biznesmen libanez me pasaportë amerikane është shtruar tek spitali “Hygeia” pasi është dhunuar nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin që do të ndërtojë resorin turistik tek Gjiri i Lalzit. Policia ka rrethuar të gjithë zonën e spitalit, ndërkohë që mësohet se aty kanë mbërritur edhe shumë ministra e zyrtarë të Qeverisë.

Burimet sqarojnë se në spital ndodhen ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministrja e Ekonomisë Milva Ikonomi, ish-ministri Ilirjan Celibashi, deputeti dhe kryetari i PR Fatmir Mediu etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk janë ende të qarta shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?