Një garë e ngushtë në qarkun Lezhë, PS apo PD do të marrë mandatin e katërt?

Në Lezhë janë numëruar 113 qendra votimi nga 245 në total, ku kryeson PS me 13,108  vota ose 44.66%, ndërsa e dyta renditet PD-ASHM me 12,749 vota, ose 43.44% Një garë e ngushtë mes dy forcave kryesore, nga ku do të vendoset se cila nga subjektet kryesore do të marrë mandatin e katërt në këtë qark, pasi partitë e tjera duken të pamundura për të marrë mandat në këtë qark.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB)-11518 vota

Partia Socialdemokrate (PSD)-847 vota

Partia Mundësia-332 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA)-566

Lëvizja Bashkë-133 vota

Lëvizja Atdheu (LA)-45 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH)-20 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH)-28 vota

SHKARKO APP