Një këshilltar largohet nga PSD-ja e Tom Doshit dhe i bashkohet PS-së

Një zhvillim i ri politik është shënuar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Gjovalin Ndoj, anëtar i këtij këshilli i zgjedhur nën siglën e Partisë Socialdemokrate (PSD), ka njoftuar largimin nga kjo forcë politike dhe ka shpallur publikisht kalimin e tij në radhët e Partisë Socialiste (PS).

Në një deklaratë për mediat, Ndoj theksoi se vendimi i tij vjen pas një vlerësimi të punës së deritanishme të Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, të cilin ai e konsideroi një model të angazhimit dhe transformimit për qytetin.

“Mbështetja ime shkon për Partinë Socialiste dhe veçanërisht për Kryetarin e Bashkisë, z. Benet Beci, i cili po dëshmon se Shkodra mund të ecë përpara me punë të mirëfilltë dhe përkushtim ndaj qytetarëve,” u shpreh Ndoj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky zhvillim pritet të ndikojë në balancat politike brenda Këshillit Bashkiak, duke shtuar mbështetjen për mazhorancën vendore të drejtuar nga PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?