”Një PD e copëzuar i shërben Ramës”, Tabaku: Mund të kisha bërë edhe unë llogaritë personale
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku thotë se ka ardhur koha që opozita të bashkohet kundër qeverisë ”Rama 3” dhe të ndodhi rrotacioni. Për të një PD e copëzuar i shërben vetëm Edi Ramës. Deputetja e cila është një figurë e lartë e PD-së, thotë se mund të kishte bërë edhe ajo llogaritë personale.
“Nuk ka asnjë dyshim që kush nuk e ka kuptuar që PD e copëzuar, i bën nder qeverisë. Unë mund të kisha bërë dhe llogari të miat personale, por mendoj se kemi interesin opozitar të parë dhe atë të qytetarëve. Sot e kërkon dhe baza unifikimin e PD dhe jo përçarjen e saj. Besoj se mundemi të japim një ofertë opozitare dinjitoze.
Do kishte qenë një shembull shumë i mirë bashkia e Kukësit, që mesa kujtoj është një mundësi e humbur. E pafalshme që në 14 maj nuk arritëm që të kishim një alternativë të unifikuar. E pakonceptueshme që votat të orientohen drejt një partie tjetër”,-tha Tabaku.
Po ashtu ajo thotë se ka kërkuar të mos ketë zgjidhje të njëanshme, pasi nuk ndihmon askënd por qeverinë që ti japë zjarr përçarjes së brendshme. ”Ne shpresojmë që të ndryshojmë sepse është një situatë ku vërtetë ka ardhur koha që çdo faktor opozitar të mblidhet dhe të bëjë opozitë reale dhe në të gjitha platformat”,-tha në ”News 24”.