Një rikthim, sqarues i Kryeministri Edi Rama, “Sy m’Sy” me qytetarët mbi çlirimin e hapësirave publike

Në një moment kur vendi është gjallëruar nga debati publik mbi aksionin për çlirimin e hapësirave publike, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të rikthehet drejtpërdrejt përballë qytetarëve. Në orën 8:30 të mëngjesit të së hënës, ai do të mbajë një komunikim live, një ftesë për të gjithë ata që kanë pyetje, dyshime, rezerva apo thjesht kërkojnë sqarim mbi atë që po ndodh.

Ky rikthim nuk është thjesht një dalje rutinë. Ai vjen si një përpjekje për të shuar zërat që pyesin me ngulm: “Pse tani dhe jo më parë? Pse tani dhe jo më vonë?” Rama u është përgjigjur me një ton që mbart edhe sfidën edhe thirrjen për reflektim:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ca thonë pse tani e jo më parë? Ca pse tani e jo më vonë? Kurse unë them: pse jo nesër një SY M’SY? NESËR pra, që në mëngjes, live padyshim, KËTU ku tjetër?”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në thelb, kjo është një ftesë për të parë më tej se momentin e ndërhyrjes dhe për të kuptuar procesin, arsyetimin dhe vendosmërinë pas këtij aksioni. Qeveria ka nisur prej javësh një seri ndërhyrjesh të thella për të çliruar hapësirat publike nga uzurpatorët që ndër vite i kanë kthyer sheshet, bregdetin dhe rrugicat në prona private të paligjshme. Tashmë, skenat e shembjes së ndërtimeve pa leje në brigjet e Jonit dhe Adriatikut, në qytetet bregdetare e në qendrat urbane, kanë shtrirë një hartë të re debati:
Një pjesë e opinionit publik përshëndet veprimin e vonuar por të domosdoshëm, ndërsa të tjerë pyesin se pse këto ndërhyrje nuk u ndërmorën vite më parë, kur abuzimet po merrnin formë.

Pikërisht për të qartësuar këtë dilemë – për të shpjeguar pse koha e duhur është tani dhe pse ky hap nuk mund të shtyhej më – Kryeministri rikthehet në një formë komunikimi që ai e ka përdorur shpesh për të sfiduar hijet e dyshimeve: sy më sy, live, në hapësirën publike virtuale.

Ky takim i së hënës pritet të jetë më shumë se një deklaratë: ai është një shpalosje e vizionit dhe një përgjigje për të gjithë ata që kërkojnë shpjegime mbi një aksion që, përtej dinamikës politike, synon të rikthejë qytetin dhe bregdetin tek qytetari.
Në fund të fundit, siç lë të kuptohet edhe vetë Rama, pyetja nuk është më pse tani, por pse jo tani? Dhe këtë përgjigje ai duket se e ruan për ta dhënë vetë, drejtpërdrejt, nesër në mëngjes.

Albert Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?