Një urim ndryshe nga Fatmir Mediu: 2021-shi të jetë Viti i rikthimit në rrugën tonë Europiane
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu uron shqiptarët me rastin e ndërrim-viteve.
“Ardhtë i bardhë për shqiptarët kudo që ndodhen.
Viti 2021 uroj të jetë Viti i rikthimit në rrugën tonë Europiane.
Viti i një ndryshimi të përgjegjshëm ku çdo shtetar dhe politikan të shërbejë për shqiptarët dhe kombin.
Viti i mundësive për zgjedhje të lira, qeverisje të drejtë, punësim dhe zhvillim ekonomik.
Viti i opozitës qytetare dhe kombëtare e republikanëve si pjesë e saj”, shprehet Fatmir Mediu.