Jorida Tabaku: ”Njëri pengon drejtësinë, tjetri flet për pengmarrje”

Nga foltorja e Kuvendit, në një seancë ku tensionet që në nisje nuk munguan, deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se të dy palët, (duke e pasur fjalën për maxhorancën dhe opozitën) nuk po bëjnë atë që duhet për të motivuar shqiptarët për të pasur guxim të qëndrojnë në vendin e tyre. Duke kujtuar samitin e BE që do të mbahet në fillim të dhjetorit në Tiranë, Tabaku u kërkoi deputetëve të ngrihen në lartësinë e detyrës që kanë para qytetarëve për të marrë përgjegjësitë që u takojnë.

“Sesi mund të bëhemi bashkë për të mbajtur njerëzit duke ndërtuar diçka më të mirë për ta dhe kur nuk na shkon për shtat. Njëra palë duhet të heqë dore nga mburoja e pushtetit për të lënë drejtësinë të funksionojë. Pala tjetër duhet të heqë dorë nga refreni i akuzave për pengëmarrje që në fakt fsheh një frikë që nuk i përket shqiptarëve.

Shqiptarët nuk kanë ndërmend të presin derisa ne ti thërrasim mendjes për të ndryshuar. Prandaj do mbesim vetëm me një fletë progres raporti që është si ato diagnozat e një sëmundje që ne nuk kishim guximin ta kurojmë. Nëse ky proces nuk do të ishte trajtuar me seriozitet nuk do të ishim duke diskutuar këtu. Do të ishim duke vijuar reforma të rëndësishme dhe jetike për qytetarët tanë ndërsa përfitonim përherë më shumë nga fondet e BE”- tha deputetja e PD, Tabaku.

SHKARKO APP