N/kryetari i LRI për Spiropalin:Patriotja që s’la gjë pa vjedhur në Dogana

Nuk ka kaluar pa u vënë re statusi ne Facebook i Elisa Spiropalit kundër Ilir Metës. Është nënkryetari i LRI­së, Klevi Pojana që ka reaguar ndaj deklaratës së saj. “Elisa Spiropali u dorëhoq nga posti i kryetares së Doganave pasi nuk kishte më se çfarë të vidhte”, shkruan ai.
Reagimi i nënkryetarit të LRI

“Gjyshja më mori e gëzuar në telefon, më tha se ishte kënaqur që një vajzë e re kishte folur sot për patriotizmin! Ishte ndjerë e vlerësuar por nga vitet ndër supe, dëgjimi i është dobësuar dhe më tha t’i thoja se kush ishte!
I thashë se ishte Elisa, ajo bëri çmos që dhe anglezet e ardhur në dogana t’i shqiptarizonte, dhe ja doli!
Nënës i kishte mbetur si halë, një deklaratë e Elisës për çantën “LV” që gjoja e kishte marrë te gabi dhe duke qenë se atje se kishte parë asnjëherë i hipën nervat, i kishte vënë vizën si gënjeshtare!
Thuaj asaj pispiruqes, se patriotizmin mua s’ma vodhi as italiani e as gjermani, na u bë kjo të tallet me ne dhe ma mbylli telefonin!
Si thash dot që Elisa s’është më drejtoreshë, e ka lënë gjyshe, dha dorëheqjen për arsye ‘patriotike’, s’ka ç’të të vjedhi më tani!
Rri e qetë!

PS: Gjyshërit si gënjen dot, patriotizmin e kanë faktuar me gjak!”

SHKARKO APP