FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Noka apel qeverisë: Lexoni qartë mesazhin, ndryshe protesta përshkallëzohet

Deputeti i PD, Flamur Noka tha për mikrofonin e Ora News se qeveria duhet ta lexojë qartë mesazhin e protestës së sotme, përndryshe protestat do të vijojë me përshkallëzimin e saj.

Flamur Noka: Ne jemi këtu në vendin e përcaktuar, do të bllokohet qarkullimi për një orë si shenjë paralajmëruese për qeverinë dhe një shenjë e pare e përshkallëzimit të protestës nga çadra dhe më gjerë. Mesazhi është i qartë, kjo qeveri duhet të reflektojë, kjo mazhorancë duhet se s’bën të marrë këtë mesazh dhe të lexojë qartë, në të kundërt përshkallëzimi do të vijojë.

Gazetarja: Si mund të garantohemi që do jetë paqësore?

Swiss Digital Desktop Reklama

Flamur Noka:  Për këtë jemi në garantë. Është  PD që e ka organizuar, kemi zhvilluar mbi 2 muaj protestë mëse paqësore dhe qytetare ne bulevard, ndryshe nga qeveria e sotme që digjte goma, thyente xhama, dhe bënte dhunë ne kemi demonstruar në mënyrë paqësore dhe po sot do zhvillohet në mënyrë paqësore

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?