Noka: Rama cinik, i flet për mirëqënie zonës më të varfër
Nga Kukësi, deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama sot në Shishtavec.
Noka thotë se “është cinizmi ekstrem i Ramës që flet për paga e mirëqënie në zonën më të vafër”.
“Akuzon që nuk ka rrugë, ndërkohë Rama shkoi në Shishtavec nga rruga e Kombit. Është cinizmi ekstrem i Ramës që flet për paga e për mirëqënie në zonën më të varfër. Dua të pyes Edi Ramën se kush i boshatisi këto zona nga banorët. Banorët e Kukësit nuk jetojnë në plantacione hashashi, prandaj janë të varfër”, shprehet Noka.
Këtë deklaratë, deputeti demokrat e bëri teksa inspektonte fillimin e punimeve të rikostruksionit të një rruge në Lagjen e re të qytetit të Kukësit, investim ky i Bashkisë Kukës.
KOHA JONË SONDAZH

