”Non-grata” në PS, të larguarit nga Edi Rama

Ish-kreu i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe sot u përjashtua edhe nga Partia Socialiste. Vendimin e dha kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme që pati me kryebashkiakët e PS-së. Tushe nuk është i vetmi që përjashtohet nga partia nën drejtimin e kryetarit Edi Rama.

Rasti më i bujshëm është ai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, ndaj të cilit u hap një proces gjyqësor. Kryeministri e përjashtoi Tahirin sipas tij, për t’a lënë të përballet me drejtësinë pa teserën e partisë.

Të njëjtin fat pati dhe Koço Kokëdhima, që pasi humbi mandatin e deputetit, humbi edhe pushtetin që kishte fituar në PS. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli mori lajmin e përjashtimit nga PS-ja, pasi nuk i’u bind Edi Ramës për të kandiduar si deputet në garën e 25 prillit.

Të vetmin që Rama nuk e ka lëshuar ende, pavarësisht se u shpall non-grata nga SHBA-të është Vangjush Dako.

SHKARKO APP