”Non-Paper-i” për kufijtë, Rama: Shengeni Rajonal është rruga ku duhet të ecim. Varhelyi: Jo i vërtetë

Në konferencën e përbashkët me Komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama foli për ”Non Papers” për ndryshimin e kufijve në Ballkan, ku tha se Shengeni Rajonal është rruga ku duhet të ecim çdo ditë.

”Shengeni rajonal është rruga ku duhet të ecim përditë dhe të diskutojmë në mënyrë civile mosdakordësitë tona. Këto nuk duhet të na pengojnë për të mos mbështetur së bashku situatën sociale në rajon apo krijimin e një baze të re për të ardhmen. Shengeni është një vizion dhe një projekt i përqafuar nga BE-ja, i mbështetur nga KE-ja që është një kontributor konkret”, tha Rama.

Kurse Varhelyi e quajti të pavërtetë. ”Është interesante kur dëgjojmë lajme të tilla, edhe pse jemi të bindur se asnjë nga këto nuk janë të vërteta. Nëse do ishin të vërteta, atëherë do të ishim të shqetësuar. Asnjë person serioz do ta vinte diçka të tillë në tryezë, në veçanti në këtë rajon ku jemi. Kështu që nuk mendoj se këto janë të vërteta dhe reale. Kështu që të kalojmë te ajo që sesi të hapim negociatat me vende të Ballkanit Perëndimor apo sesi të arrihen marrëveshje, si të ecë përpara dialogu Kosovë-Serbi”, tha Varhelyi.

SHKARKO APP