Nuk e fitoi mandatin si deputet, Meta urdhëron analizë në Partinë e Lirisë për rezultatin në qarkun Tiranë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka urdhëruar anëtarët e partisë së tij dhe ata të kryesisë që brenda datës 23 maj të kenë të përfunduar analizën për rezultatin e marrë në zgjedhjet e 11 majit. Meta kërkon verifikimin e punës dhe rolin e të gjithë anëtarëve gjatë ditës së votimit dhe numërimit të votave në ditët pasardhëse.

Një kërkesë e veçantë është dhe për të ngarkuarin me punë për Diasporën, për kontaktet që ai ka pasur dhe a janë pasqyruar votat që priteshin në rezultatin përfundimtar. Këto analiza do t’i dorëzohet zyrtarëve të PL, Haxhinasto, Blushi dhe Ballmi dhe të gjitha do të shqyrtohen në mbledhjen e kryesisë më 1 qershor.

Ilir Meta garoi në listën e hapur të PD-ASHM për Qarkun Tiranë, ku mori 7981 vota, jo të mjaftueshme për të hyrë në parlament, pasi koalicioni fitoi vetëm 13 mandate në këtë qark, duke i dhënë mundësinë vetëm Jorida Tabakut të rizgjidhet si deputete si më e votuara e listës së hapur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?