“Nuk jemi ca të Tomës e ca të Ketit”

Përplasja e fundit në PD në Partinë Socialiste të Shkodrës, sipas ishkandidates për deputete, Rozafa Zmijani, vjen për shkak të mungesës së një lideri të vërtetë. Caktimi si koordinator i Ditmir Bushatit në Shkodër nuk ka dhënë pritshmëritë që nevojiteshin, që, sipas Zmijanit, i ka lënë socialistët si “pula pa krye”.

Rozafa Zmijani, një prej eksponenteve kryesore gjatë fushatës së 2013­s, komenton situatën, duke thënë se te PSja e Shkodrës duket sikur ka humbur optimizmi e kjo për shumë arsye, ndasive grupazheve, mungesës së një lideri të vërtetë apo mosrespektimit të statutit.

Këto ditë u zhvillua mbledhja për riorganizimin, si është situata në PS-­në e Shkodrës?

Swiss Digital Desktop Reklama

Socialistët e Shkodrës si pula pa kry. Ne kemi këtë shprehje të bukur, pavarësisht se në këtë rast nuk tingëllon shumë mirë. Arsyeja se pse nuk ka optimizëm është sepse në mbledhjen e fundit, që më shumë ishte për të dhënë direktiva, socialistët prisnin diçka më konkrete. Fakti që nuk kishte diçka konkrete, them që bën që të mos ketë optimizëm. U bënë muaj të tërë që socialistët nuk dinë se ku të drejtohen. Nuk ka një seli të mirëfilltë. Është një zyrë dikund në largësi që ekziston, por që është gjithmonë e mbyllur, zyrë në të cilën askush nuk është aty dhe njerëzit nuk dinë se ku të drejtohen. Kjo përbën një problematikë të madhe e vetë PS Shkodër. Përgjigjja që u dha nga një prej deputetëve në mbledhjen e fundit se zyrën do ta kemi pas vendosjes të kryetarit të ri të PS Shkodër, nuk m’u duk aspak normale.

Swiss Digital Mobile Reklama

A ka grupazhe në PS dhe nëse po, a krijojnë problem?

Shpesh njerëzit etiketohen si i këtij apo atij, por nuk jnë njerëz që iu përkasin individëve. Apo deputetëve të caktuar. Janë njerëz që i përkasin PS-së. nuk janë njerëz as të Tomës, as të Ketit, por janë njerëz të PS. Nëse dikujt i ka pëlqyer diçka te Toma, i ka interesuar ashtu, nëse i ka pëlqyer diçka tek Keti, i ka interesuar ideja apo vizioni i saj por të gjithë këta janë njerëz të PS-së dhe bëjnë pjesë në PS. Nuk mund të themi që përderisa janë njerëz të Ketit do të largohen ose përderisa janë njerëz të Tomës do të largohen, është absolutisht e gabuar. Grupazhet në PS e Shkodrës janë krijuar nga mungesa e një drejtimi të mirëfilltë. Aktualisht, patjetër që ka grupazhe në PS e Shkodrës dhe gjithmonë janë PS/ Panorama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?