“Nuk ka më polici shteti”, PD reagon ashpër: Taulant Balla e deklaroi sot si Polici Private të PS-së

Prej sot, Policia e Shtetit nuk ekziston më. Ajo është Policia Private e Partisë Socialiste. Kështu deklaron Partia Demokratike përmes ish-deputetit të Elbasanit, Endri Hasa.

“Pjesëmarrja e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një aktivitet policor në Elbasan, bashkë me gjithë drejtuesit e partisë lokale, e ka zhbërë konceptin “policia e shtetit”.
Në grahmat e fundit të pushtetit, ata po e bëjnë gati policinë ta përdorin për fushatën elektorale për llogari të Edi Ramës.
Pjesëmarrja e Taulant Ballës është edhe një mesazh i dëshpëruar për krimit, duke e shfaqur veten si shpëtimtarin e “çunave problematike”.

• Lajmi i keq është se policia po keqpërdoret si polici private zgjedhjesh, që nuk I shërben qyterarëve por një partie politike.
• Lajmi I mirë është se kanë mbetur vetëm 7 muaj nga shkrirja në një e policisë, e krimit dhe e partisë shtet”, shprehet ish-deputeti demokrat, Endri Hasa në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbajtur një fjalim para efektivëve në ceremoninë e prezantimit të Forcave Shqiponja në Drejtorinë Vendore të Policisë në Elbasan. Numri 2 i Partisë Socialiste, foli për krimin, për politikën dhe kazanin, duke e kthyer në një miting politik. Thashethemet në korridoret e PS, e bëjnë Taulant Ballën si ministrin e ardhshëm të Ministrisë së Brendshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?