Nuk u bë pjesë e listës, ish-deputetja e PD-së thirrje vlonjatëve: Nder që listën e Vlorës e kryeson Bujar Leskaj
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, në Vlorë, Liljana Elmazi e cila nuk është përfshirë në listat e partisë për zgjedhjet e 25 prillit ka bërë një shkrim në ‘facebook’. Ajo falenderon këdo që u shqetësua e që e telefonuan, pasi panë që emri i saj nuk ishte në listë, mirëpo Elmazi shprehet se kjo nuk ka fare rëndësi, pasi familja e saj janë të gjithë themeluesit e PD-së.
Në fillim të shkrimit ajo shkruan se është nder që listën e Vlorës e kryeson Bujar Leskaj, madje ajo i bën thirrje qytetarëve që ta votojnë.
POSTIMI:
Miq, dashamires, simpatizante, anetare, votues, te pavendosur, intelektuale, te rinj, gra e vajza, , çam, himarjote, sarandjote, delvinjote, konispolate, minoritarie, te qarkut Vlore! Eshte vleresim, nderim e fat per qarkun tone qe listen Pd dhe aleateve e drejton Dr shkencash ekonomike, Bujar Leskaj, I cili , jo me fjale, por me vepra, si drejtues i KLSH per 8 vite ka denoncuar, kallezuar ne prokurori e gjykate korrupsionin e abuzimin 8miliarde dollare te klikes se babezitur ne pushtet!Nderkohe qe ne raportet e BE per integrimin e vendit , shpeshhere me nota te ashpra , kritikohej qeveria , ne 2015 dhe 2016, Bujar Leskaj si kryetar i KLSh u nominua dhe u vleresua per punen e tij dhe institucionit qe drejtonte kunder korrupsionit dhe abuzimeve ne buxhetin e shtetit, si flamurtar i luftes ndaj korrupsionit ne Shqiperi! Cdo vlonjat e kujton mire vitin 2005, ku ne nje zone te majte, ne maxhoritar , Bujari triumfoi mbi socialistin me te fuqishem politikisht dhe ekonomikisht te Vlores, Z Mezan Malaj! Si nje strateg fushatash elektorale, si demokrati qe ringriti nga hiri i 97 PD te Vlores, bashke me demokratet vlonjate dhe ne 2005 arritem nje rezultat spektakolar, une besoj, madje kam bindjen e thelle ne fitoren tone edhe ne 2021. Ju drejtohem te gjithe simparizanteve e votuesve te mi e te babait tim te ndjere, studenteve, kolegeve, miqve, demokrate e jo demokrate, mijera prej te cileve me telefonuan, me shkruan qejfmbetur apo te zhgenjyer qe nuk lexuan emrin tim ne liste, kjo per mua ska pike rendesie! Une e familja ime jemi themeluesit e qendrestaret e PD, ata ku qenia demokrat , jo me fjale, por me sjellje, veprime e qendrime, merr kuptimin e plote te saj! Une jam ne listen e PD! Jam te Bujari, miku im dhe i familjes sime qe ne femijeri, Jam te Nada, mjekja me integritet, e perkushtuar e me zemer te mire, te Ina, Nadirja, Alta..zonjat e nderuara.. Jam te i riu demokrat, Jolio , studenti im , i cili perfaqeson me dinjitet komunitetin cam dhe jo vetem te Sarandes, te Arbi, studenti e kolegu im, me familjen e nderuar te te cilit( te Agallnjve) , familja e mamase sime ishin nje, te rritur ne nje oborr ne lagjen Partizani, jam te te themeluesit e qendrestaret e brezit tim, te Bujarit, Te Fatjonit.. Jam te kontribuesit vlonjjate ne vite te Nexhi, Gramozi, Kreshniku, Ermali, Nino, Tirdi, Boikeni, Petriti, Agroni, Zana, e qindra e mijera demokrate te tjere te perkushtuar.. Ndaj ju kerkoj me zemer te bashkohemi nen drejtimin e Bujarit e te punojme dere me dere te cdo familje te qarkut tone, per te shpjeguar programin tone te fitores, te zhvillimit, te punesimit, te mireqenies , te dinjitetit .. Vlora smund te jete porti nga ku nisen skafet me hashash e klandestine, por Vlora, si Saranda e Himara , ku natyra e Zoti jane treguar shume bujare me to, te kthehen ne qendra zhvillimi turistik e ekonomik… Konispoli si Janina,, nje faqe mali i ndan,, Vepres se mrekulueshme te Zotit e natyres ti shtojme veprat e njerezve dhe mrekullia merr emrin e tyre..