Nuland, presioni i fundit amerikan para votimit
Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland u bën thirrje edhe një herë palëve politike në Shqipëri të gjejnë sa më shpejt zgjidhjen dhe të votojnë në 21 korrik propozimin e mbështetur prej saj për reformën në drejtësi.
E pyetur nga televizioni Klan lidhur me mesazhin që ajo i jep popullit shqiptar para këtij votimi, ndihmës sekretarja thekson se Shtetet e Bashkuara dhe ajo personalisht kanë qenë për një kohë të gjatë mbështetës të demokracisë shqiptare.
“Shtetet e Bashkuara dhe unë personalisht kemi qenë për një kohë të gjatë mbështetës të demokracisë shqiptare. Shqipërisë i duhet kjo reformë. U bëj thirrje patriotëve shqiptarë të mbështesin propozimin hibrid që unë përkraha gjatë vizitës sime. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shpresojnë se udhëheqësit politikë do t’i zgjidhin dallimet që kanë dhe të bashkohen përreth propozimit hibrid. Nëse nuk munden, përgjegjësia do të jetë e deputetëve individualisht që të votojnë në favor të reformave që po kërkojnë 91 përqind e shqiptarëve“, thekson ndihmës sekretarja amerikane e shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

