Nuri Meda thotë i gjakosur se ishte PD që jepte lekë

Nuri Meda, administrator i Tominit në Dibër u rrah nga banorët që e akuzuan se po shpërndante para për të blerë votat për Muharrem Ramën. Administratori i Tominit ishte denoncuar më parë nga Partia Demokratike pikërisht për blerje votash. Vetë Nuri Meda, në një intervistë për mediat e pranoi se në fshatin Pilafë, ku ndodhi ngjarja po shpërndaheshin para për të blerë votat. Meda tha se kishte qenë në kafe kur e kishin njoftuar se në fshatin Pilafë po shpërndaheshin para për votat.

“Isha me ca shokë duke pi kafe në një lokal, më njoftuan që PD po shpërndan ca lekë në Pilafe, lajmërova policinë dhe me disa shokë shkova atje dhe gjeta një makinë në mes të fshatit. Aty ishin disa persona, dhe iu them se ça bëjnë, ata më thanë se ca të keqe ka. Iu thashë se me njoftuan që po shpërndani lekë, ikni në shtëpinë tuaj e unë në timen. Erdhën disa persona të tjerë dhe tentuan që të më qëllonin dhe iu thashë mos e bëni se njihemi e jemi krushq. Më rrahën dhe më qëlluan, në atë moment ishte në vendin e ngjarjes. Policia po të donte do e kapte, por nuk e kapi. Më qëlloi me doreza hekuri në pjesë të ndryshme, sidomos në sy dhe tani e kam të qepur. Policia ma solli në spital. Gjatë rrugës deputetët e PD nuk hapnin rrugën dhe mezi kam shkuar në spital. Unë kam dëshmitar që më kanë lajmëruar dhe makinën e atyre shokëve e kam qenë në bilardo, unë shkova nuk më gjetën mua ata. Unë jam administrator dhe dua që të mos ndodhin të tilla fenomene, ata duan të bëjnë shamata” tregoi Meda.
Sipas Partisë Demokratike, Nuri Meda u kap nga qytetarët duke shpërndarë para, ndërsa sipas shtabit elektoral të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Nuri Meda ishte në kryerje të detyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?