Obama takohet me Trump (VIDEO LIVE)

Presidenti i sapozgjedhur i Amerikës, Donald Trump ka fluturuar me avionin e tij privat nga New York-u për në Washington, aty ku pritet të zhvillojë një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin në detyrë Barack Obama.

https://www.facebook.com/skynews/videos/1517235764957682/

Të dy do të diskutojnë për periudhën tranzitore të kalimit të pushtetit. Pritet që ata të kenë një dalje para kamerave në Zyrën Ovale, pas takimit me dyer të mbyllura. Trump shoqërohet në këtë takim nga bashkëshortja e tij Melania, e cila do të takohet gjithashtu me Michelle Obama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët gjatë fushatës Donald Trump e ka sulmuar ashpër Barack Obamën, madje duke vënë në pikëpyetje edhe shtetësinë e tij amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë sot në disa qytete të Amerikës pati tubime njerëzish kundër Trump. Protestuesit brohorisnin fjalët “Ai nuk është presidenti im”.

https://www.facebook.com/cnn/videos/10155586484161509/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?