Odeoni i bektashinjve bashkon politikën
Përurohet Odeoni i ri në selinë e Bektashinjve, ku u zhvillua në një cermoni e posacme. Në te merrnin pjesë përfaqësues të lartë të politikës, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, klerike të lartë të besimeve të ndryeshme, diplomate e përfaqësues të huaj të akredituar në Shqipëri, ambasadori amerikan, Donald Lu dhe personalitete të shquara në vend. Ceremonia nisi me një lutje dhe më pas u shoqërua me himnin kombëtar. Aktori i mirenjohur, Bujar Asqeriu, në çeljen e cermonisë tha nder te tjera: “Imam Ali të qofshim falë, ishte vullneti yt që të mblidheshim sot të përuronim Odeonin e madh të bektashizmit në Kryegjyshatën Boterore në shtëpinë e Zotit”. Ndërsa Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Ibrahima u uroi mirëseardhjen të ftuarve në selinë e shenjtë të Bektashizmit, duke bëre thirrje për bashkim të të gjithë spektrit në Shqipëri. Edhe bektashizmi do të luaje rolin e vet në të mirë të kombit, tha ai, duke falenderuar të gjithë kontribuesit për rilindjen e bektashizmit pas rrëzimit të diktaturës. Baba Edmond Ibrahimi falenderoi në mënyrë të vecantë kryeministrin Edi Rama, pasi qeveria ka kontribuar në financimin e Odeonit të bektashizmit.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se “Arkitekti i vërtetë i kësaj mrekullie është i ndjeri dhe i pa harruari Haxhi Dede Reshat Bardhi. Njësoj si Moisi i përnderuar nga bektashinjtë, po aq sa nga besimet e tjera moneteiste e ku vështronte për së largu njerëzit e tij, po ashtu dhe Dede Reshat Bardhi e sheh sot të kryer amanetin e tij të moçëm për ngritjen e kësaj faltorje, të kësaj mrekullie pa qenë fizikisht të jetë i mundur këtu. Duke filluar nga vetë faltorja që nuk gjen të dytë në Shqipëri në sensin e masës, ekulibrit dhe një shije të hollë dhe befasuese, këtu vërtetë në 12 cepat e faltores janë 12 imamët, emrat e se cilëve ndonëse janë të huaj, tingëllojne për shqiptarët jehonën e 12 virtyteve njerëzore. I madhi Naim Frashërin, në të pavdekshmen fletore të bektashinjve, këtë kuran dhe bibël të dytë të besës tonë të shenjteruar rendit 12 shtylla të udhëtimit shpirtëror, të vertetën, drejtësine, inteligjencën, urtësinë, vellazërine, dashurinë, miqësinë, humanizmin, besimin, atdhedashurinë, përkujtarinë dhe zemërgjerësinë, këtu janë të gjithë”. “Faltorja dhe gjithë ansambli që kemi mirësinë që jemi këtu për ta përuruar sot, eshte në fakt simbolikisht përurimi i rilindjes së bektashizmit dhe përmbushja e jetës së një njeriu të madh e të ndjeshëm të Baba Reshatit, që ndjeu peshen e rrënimit dhe të përcmimit nga diktaura komuniste dhe këtu pa belbëzimat e para te ringjalljes. Kjo mrekulli eshte realizuar me vullnetin e një njeriu të zakonshëm e aq të shënjtë për të gjithë ne si Dede Reshat Bardhi. Jam krenar në mbështetjen e qeverisë, pasi është një mbështetje për të gjithë bektashizmin dhe ne kemi qenë bashkëudhëtare të përulur për të çuar amanetin e Dede Reshat Bardhit dhe vlerat që përcjellë ku tempull”, tha Rama. (Agjencia Telegrafike Shqiptare)
KOHA JONË SONDAZH

