Oerd Bylykbashi: Opozita fiton 84 mandate më 25 prill 2021

Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik ku përfaqëson Partinë Demokratike, është shprehur në emisionin Top Talk në Top Channel, që opozita pret që të fitojë 84 mandate në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021.

Më tej Bylykbashi ka shtuar se cilado skemë e përdorur në zgjedhjet elektorale nuk do ta shpëtojë kryeministrin Edi Rama nga humbja.

“Rama po përpiqet të humbas sa më pak. Nëse opozita do të fitonte 84 mandate do ndryshonte ligjet. Asgjë nuk është e shkruar se këtë i opozita nuk i merr“, tha Bylykbashi.

“Edi Rama është drejt humbjes. Cështja është sa do humbas. Nuk është sistemi që do e shpëtojë Edi Ramën. Strategjitë elektorale janë aty si të dojë. PD i tha si e do? Dhe kështu do të ndodhë. Me cdo sistem që vendos do të fitojë opozita. Koalicioni është i përputhshëm me listat e hapura. Nuk ka asnjë rekomandim kundër koalicioneve nga OSBE ODHIR. Ka funksionuar. Ka fituar Sali Berisha dhe ka fituar edhe Edi Rama me këtë koalicion. Është një përpjekje e Ramës për të shpërndarë mandatet”,- tha Bylykbashi.

SHKARKO APP