Olta Xhaçka në Kuvend: Shpifje, familja ime s’ka përfituar asgjë! Gjykata Kushtetuese ka pushuar çështjen
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ka folur në Kuvend lidhur me akuzat që opozita i bën se bashkëshorti i saj është favorizuar si investitor strategjik, duke kërkuar edhe heqjen e mandatit të saj si deputetë.
“U bë një kohë e gjatë shpifje, je një gënjeshtar i rëndomtë. Shpifje. U bë një kohë e gjatë që emri im lidhte me paligjshmëri dhe abuzim me mandatin e deputetes. Nuk jam përgjigjur, jam menduar të rri në këtë detyrë apo të iki, të merrem me politikë apo të dorëzoj mandatin dhe të shpëtoj nga ky linç, ku faktet janë interesa politike e mediatike. Jam menduar se ku kam gabuar për të mbajtur në kurriz këtë furi balte, as kam ushtruar influencën time për të përfituar asgjë nga ato që janë bërë fakte të kryera, as nuk kam përfituar asgjë. Si për t’i vënë kapakun një tallje, diskutohen këtu nga leckat e topit të opozitës sikur po votohet për të mbajtur nëpër këmbë, Kuvendi s’ka ca voton fare se çështjen time Gjykata Kushtetuese e ka pasur e ka shqyrtuar dhe e ka pushuar me vendim. Sot këtu duhet të votohet, që është shkalla e sovraniteti të parlamentit dhe lira e votës së çdo deputet. Por gjithsesi, u arrit për shkak të akuzave të ngritura ndaj meje, meqë vendimi i sotëm lidhet sërish me mandatin tim, s’do komentoj më tej, kolegët le të diskutojnë dhe të vendosin të lirë. Por nuk mund të hesht për fajësinë që më është dhënë në tribunat e opozitave dhe portalet e gjobave. Çështja ime u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese, duke administruar provat dhe faktet konkrete, jo gjyqet në ekranet politike. Pasi shqyrtoi më shumë se 500 faqe prova, vendosi ta pushojë me vendim këtë çështje absurde. Kjo ka shkak vetëm njërën prej 1500 lejet e dhëna për përdorimin e plazhit nga subjekte turistike nga Velipoja në Ksamil. Flitet për toka shtetërore të falura, flitet për statuse të veçanta personale, kur në fakt e gjitha nga fillimi n ëfund është një leje për përdorim plazhi nga një sipërmarrje private pjesë e të cilës është edhe bashkëshorti im, që është sipërmarrës para se të bëhej deputet dhe u kthye në punën private pasi mbaroi mandatin e deputetit. As unë, as bashkëshorti, as nga shteti nuk është dhënë aspak status ekskluziv, por një status ligjor si dhjetëra sipërmarrje të tjera, nuk është shkelur asnjë ligj dhe nuk është bërë favorizim. Skam qenë në konflikt interesi në asnjë rast, e ka thënë Gjykata Kushtetuese”, tha Xhaçka.
KOHA JONË SONDAZH

