Operacion antidrogë në Tiranë, Tonin Vocaj: U arrestuan 20 persona, sekuestrohet heroinë e kokainë

20 persona ranë në pranga nga 35 anëtarë të një grupi kriminal që shpërndante drogë në Tiranë.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka bërë me dije se gjatë operacionit antidrogë janë sekuestruar 3.5 kg kokainë, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis dhe 5 automjete.

Grupi kriminal vepronte afër shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë e kryeqytetit.

“Ju bëj me dije rezultatet e operacionit të koduar Tempulli 3 ku u godit një grup që shpërndante kokainë në lokale nate dhe shkolla.
Sekori për narkotikët, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, bazuar në inteligjencë informative, në janar referuan materialet në gjykatën e shkallës së parë.
U siguruan prova për veprimtarinë kriminale të 35 shtetasve.
U arrestuan 20 persona, u zbatuan masat arrest me burg për 5 shtetasve të tjerë, vijon puna për kapjen e 10 personave të tjerë.
U sekuestruan:
3.5 kg kokaine,
50 doza heroinë,
100 doza kanabis,
27 celulare,
5 automjete”, tha Vocaj në një konferencë për shtyp.

SHKARKO APP