Opozita ankesë për zyrtarin e BE: Kërkoi të futemi në zgjedhje pa PD
Partitë opozitare kanë dërguar një letër ankesë Komisionit Europian për zyrtarin Eduard Auer.
Burime të Ora News thonë se në mbledhjen e PD me aleatët është diskutuar shqetësimi që ky zyrtar i ka kërkuar partive të vogla opozitare të hyjnë në zgjidhje pa PD.
Eduard Auer është shefi i divizionit për zgjerim në Parlamentin Europian.
Dy ditë më parë kreu i PBDNJ Vangjel Dule deklaroi se diplomatë të huaj i kërkuan të hyjë në zgjedhje
Dule tha se diplomatët kishin thënë se në mungesë të PD marrim më shumë mandate.
Nga ana tjetër në çadrën e ngritur nga opozita, ish-kryeministri Berisha i bëri sot thirrje KE-së ta largonte nga komisioni shefin e Divizionit për Ballkanin Perëndimor. Sipas Berishes, diplomati austriak nuk erdhi ne emer te KE, por sic theksoi ai, ‘si anëtar i klubit të kanabisit të Edi Ramës’
“Çfarë i tha drejtori që erdhi nga Brukseli anëtarëve të opozitës lëreni PD dhe Lulëzim Bashën ta kalbin në çadër dhe merrini ato mandate se ju erdhi radha. Erdhi me misionin të shkatërrojë opozitën. Dy gjera do i them atij. Ti nuk erdhi nga Komiterni se ka dy dekada që ka përfunduar në kosh të plehrave kjo nuk ka dyshim, i sigurte jam që nuk more porosi nga Komisioni i BE, sepse ky është institucion që ngritët mbi vlera dhe ligje demokratike, por ti erdhe ose si anëtar i klubit 4700 euro metri katror, ose erdhe si anëtar i klubit të kanabisit të Edi Ramës. Për misionin tënd je treguar i pa turpshëm sepse ata burra që ti takove aty përfaqësues të partive aleate i kanë këtu anëtarët prej 56 ditësh dhe dëgjo se emrin nuk ta di por do ta them një fjalë. Nëse ata nuk do kishin ardhur në këtë çadër me vullnetin e tyre të lirë me besimin e tyre tek vota, Edi Rama do u kishte bërë atyre çdo shpërblim, nëse ata nuk do ishin në çadër ata do të ishte i gatshëm nëse do ta lejonin tu falte nga një magazinë si ajo e Përmetit me 50 milionë euro, narkoeuro. Na kujtove kohet e perandorisë osmane, kur sulltani para se të dërgonte ushtrinë dërgonte qeset me para se kë mund të blinte dhe të shiste erdhe këtu të blesh mandate për llogari të Edi Ramës, turpi të mbuloftë. Thirrja ime për Komisionin Evropian është që largojeni këtë njeri nga Komisioni, largoni njerëzit e korruptuar nga Komisioni , nuk ka imunitet askush nga korrupsioni, ky është një akt i shëmtuar dhe i turpshëm që nuk i bën nder as komisionit as vendit nga i cili ka ardhur”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

