Opozita ikën nga seanca, Basha: Qeveria ka dështuar!
Opozita ka braktisur seancës pas fjalës së Lulzim Bashës për integrimin. ”Aspirata më e madhe e shqiptarëve ka qenë dhe është Europa. Përpara se të jenë të djathtë apo të majtë shqiptarët janë europian. Por Qeveria ka dështuar në përmbushjen e kritereve për hapjen e negociatave”. Kështu u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend sa i përket rekomandimit të marrë për hapjen e negociatave.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se dhënia e rekomandimit për hapjen e negociatave është një lajm i bukur, por integrimi në BE mbetet ende një iluzion.
“Dhënia e rekomandimit për hapjen e negociatave është një lajm i bukur, por integrimi real në BE mbetet ende një iluzion. Reforma në drejtësi dhe në administratë mbeten kushte kryesore. Arritje nuk mund të quhet dorëheqja e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kanabizimi dhe kthimi i vendit në një qendër të trafikut të drogës është e gjitha përgjegjësi e kësaj qeveria. Shqiptarët janë koshientë që janë më të varfër se një vit më parë, bizneset po falimentojnë dhe për këtë përgjegjësi qeveria mbyll veshët”, u shpreh Kryemadhi.