Opozita kërkoi seancë për Ukrainën, Kuvendi: Nuk ka mbledhje të Parlamentit sot
Opozita bëri thirrje për mbledhjen e Kuvendit ditën e sotme për të diskutuar mbi rezolutën kundër krimeve të Rusisë në Ukrainë, por seanca plenare nuk do të zhvillohet.
Kuvendi, përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se sot nuk ka seancë plenare për shkak se është java e gjelbër dhe se deputetët janë në takime me zgjedhësit e tyre në terren.
“Të nderuar kolegë,
Ju bëj me dije se sot, datë 3 mars, nuk ka seancë plenare, sepse kjo javë është java e gjelbër dhe deputetët janë në takime me zgjedhësit.
Sipas kalendarit të punës së Kuvendit, seanca plenare do të zhvillohet në datën 7 mars, ora 17:00.
Për detajet do të keni një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të shpërndarë për mediat.