Opozita nuk votoi vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë, Veliaj: E kemi gati, është nder i veçantë për Kryeqytetin

Me prishjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltarët e opozitës nuk votuan as vendosjen e shtatores së ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në Tiranë.

Vendimi u miratua vetëm me votat e këshilltarëve socialistë. Shtatortja do të vendoset në hapësirën midis rrugës “Dora d’Istria” dhe rrugës “Zina Andri”, pranë Parkut të Liqenit.

”Kam një super lajm për të gjithë ata që e kanë kërkuar prej kohësh, por sidomos për familjen Rugova: Më në fund e kemi gati shtatoren që do të vendosim në Tiranë në kujtim të ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Për të gjithë ata që njohin toponominë e Tiranës, ajo do të vendoset në hapësirën pranë ish gardës”,-tha Veliaj.

SHKARKO APP