Opozita sërish protestë para Bashkisë së Tiranës, flakë e molotov përpara derës së godinës

Opozita, por edhe qytetarë po protestojnë që prej orës 11:00 para bashkisë, pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni për abuzim me detyrën për dosjen ‘5D’.

Fillimisht protestuesit kanë qëlluar me bojë, pampersa dhe mollë godinën e bashkisë. Më pas situata është tensionuar dhe përpara derës së bashkisë janë hedhur molotovë e flakadanë, duke shkaktuar zjarr përpara derës së bashkisë.

Dhjetëra forca policie kanë rrethuar godinën për të siguruar rendin.

Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj.

SHKARKO APP