Organizata më e fuqishme në botë për lirinë e medias: Presidenti të mos dekretojë “Antishpifjen”

Një nga organizatat më të fuqishme në botë për lirinë e medias, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (SHBA) doli me një deklaratë sot, një ditë pasi Kuvendi miratoi nismën kundër shpifjes. Organizata KMG me bazë në Nju Jork, i bëri thirrje Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta të refuzojë firmosjen e kësaj pakete ligjore.

Edhe në një letër të publikuar para disa ditësh, KMG bënte thirrje për të mos miratuar këto nisma.

“Presidenti shqiptar, Ilir Meta duhet t’i shohë ligjet e propozuara për median ashtu siç janë: një goditje gjigande për lirinë e medias,” tha në Nju Jork koordinatorja e programit të KMG për Europën dhe Azinë, Gulnoza Said.

Nga ana tjetër ajo shtoi se “Meta duhet të hedhë poshtë propozimet dhe të sigurojë që ligjet e ardhshme të mediave, të miratuara nga qeveria, të marrin parasysh shqetësimet dhe rekomandimet e grupeve vendase të lirisë së shtypit”, tha Said.

SHKARKO APP