Oruçi – Palokës: Gënjeshtar
Kreu i sapozgjedhur i qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi, është dashur të replikojë që ditën e parë me PD-në dhe të mbrojë vetveten nga akuzat e demokratit Edi Paloka. Paloka tha dje se Oruçi është një tjetër zyrtar problematik i zgjedhur nga Rama.
Sot, Oruçi deklaroi se “Paloka, si gënjeshtar që është dhe që nuk e beson as partia e tij për fjalët që thotë, gënjeu qytetarët duke iu thënë se në procesin e konstituimit të Këshillit të Qarkut të Kukësit qenka dhunuar Sekretari aktual i këtij institucioni.
Kjo është një super gënjeshtër, pasi mbledhja ishte thirrur nga kryetari i bashkisë Kukës, Bashkim Shehu që i përket PD-së si dhe nga Sekretari i Këshillit të Qarkut, që ka përgatitur dhe materialet e shpërndara, konkretisht nga z.Bashkim Ngjeci i PD-së dhe ishte konform ligjit.(Syri.net)
Sekretari i Qarkut është larguar nga salla me pretekstin konsultimit me Juristin e Qarkut dhe nuk është kthyer më. Kjo vërtetohet me pamjet filmike të xhiruara," ka thënë më tej ai.
"Konstituimi i Këshillit të Qarkut dhe zgjedhja e Kryetarit e Nënkryetarit është bërë konform rregullave dhe prania e syrit të kamerave e gazetarëve e konfirmojnë një gjë të tillë. (Syri.net)Sa i takon shpifjes së Palokës, se me gjasme është dhunuar Sekretari i këtij Këshilli, i kujtoj Palokës dhe Partisë Demokratike se në mbledhje kanë qenë të pranishëm më shumë se 30 persona dhe cdo sekondë e mbledhjes është monitoruar edhe nga mediat."
KOHA JONË SONDAZH

