OSBE: Gjyqtarët, rol thelbësor pro qytetarëve

Gjyqtarët e Gjykatave Administrative, këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë dhe zyrtarët e Avokaturës së Shtetit u mblodhën në një trajnim të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Kjo së bashku me Shkollën e Magjistraturës dhe Shoqatën e Gjyqtarëve Administrativë Evropianë (AEAJ).

Tema qendrore e këtij trajnimi ishte lidhja e ndërlikuar mes legjislacionit kombëtar, atij të BE-së dhe standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Gjyqtarët Edith Zeller dhe Eva Wendler ndanë njohuritë e rëndësishme se si gjykatat evropiane i trajtojnë këto sfida dhe e integrojnë ligjin e BE-së në sistemet kombëtare.

Prezenca e OSBE-së thekson se mbetet një partner krenar i sistemit gjyqësor shqiptar. Kjo përherë e gatshme të mbështesë dhe promovojë pavarësinë, integritetin dhe rritjen profesionale të magjistratëve për një shtet të së drejtës sa më të fortë e të qëndrueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?