OSBE sqaron raportin për zgjedhjet

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri reagon në lidhje me lajmin e publikuar në disa media për ekzistencën e një raporti që flet për lidhje të politikës me krimin e organizuar, trafiqet dhe kontrabandën. Në njoftimin e shpërndarë për shtyp, Prezenca e OSBE-së sqaron se bëhet fjalë për një “përmbledhje të brendshme të vitit 2014, bazuar në informacion që qarkullonte në publik” dhe thekson se ajo nuk pasqyron asnjë qëndrim zyrtar apo gjykim të OSBE-së.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është njohur me botimin, të paautorizuar, të disa pjesëve nga një përmbledhje e brendshme e vitit 2014, bazuar në informacion që qarkullonte në publik, për lidhjet e mundshme mes biznesit dhe politikës.

Përmbledhja bazohej në informacionin e nxjerrë nga raportimet në mediat lokale në Shqipëri, si background për klimën politike dhe për akuzat që qarkullonin në publik në atë kohë. Ne nuk mund të komentojmë lidhur me vërtetësinë e raportimeve në media.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmbledhja nuk pasqyron asnjë qëndrim zyrtar apo gjykim të OSBE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prezenca e OSBE-së beson fuqimisht në rëndësinë themelore të etikës në jetën publike dhe do të vijojë të punojë me Kuvendin e Shqipërisë dhe me të gjitha partitë politike për ta theksuar këtë”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?