Pa praninë e opozitës në sallë, PS përjashton 5 deputetë të PD-së me 10 ditë nga Kuvendi. Ndaj Gështenjës s’merret masë

Kuvendi po funksionon vetëm me deputetët e PS-së. Komisioni i Etikës ka përjashtuar 7 deputetë të PD-së, për kaosin e shkaktuar në seancën e fundit plenare në Parlamentin e Shqipërisë.

Vendimi është marrë nga Komisioni, pa praninë e opozitës, pas seancës plenare të së hënës gjatë së cilës, Kuvendi nuk kreu dot punime për shkak të kaosit të shkaktuar nga deputetë të “Rithemelimit. Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha deklaroi për gazetarët se vendimi nuk do të njihet nga ana e grupimit që ai drejton.

Deputetët Bledion Nallbatit, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhi janë përjashtuar me nga 10 ditë. Kurse me 3 ditë është përjashtuar deputeti Saimir Korreshi. Ndaj Lefter Gështenjës nuk është marrë masë disiplinore.

Kërkesa e firmosur nga 13 deputetë të PS-së është për deputetët:

Flamur Noka
Gazmend Bardhi
Bledian Nallbati
Edi Paloka
Albana Vokshi
Lefter Gështenja
Saimir Korreshi

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Bledion Nallbati u përjashtua nga seanca pasi tentoi të godiste me grusht deputetin socialist, Vullnet Sinaj, teksa ky i fundit po mbante fjalën e tij. “Nuk ia vlen që të merremi me diçka që nuk nderon askënd”, tha Nallbati një ditë më pas duke komentuar episodin e shëmtuar. Seanca tjetër është parashikuar ditën e enjte, teksa palët politike vijojnë strategjinë e tyre, opozita bllokadën parlamentare, ndërsa mazhoranca miratimin e aktive pa diskutime.

SHKARKO APP