Padia e LSI, Kërpaçi: Prokuroria të hetojë se kush ka ndërhyrë në kartelën e pronësisë së shkollës “Sami Frashëri”

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, depozituar në prokurori kallëzim penal për truallin e shkollës “Sami Frashëri”. Në një prononcim për mediat para prokurorisë, Floida Kërpaçi shprehet se dokumentet tregojnë se është kryer një vepër penale më këtë pronë. Ajo u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të hetojnë se kush janë autorët që kanë ndërhyrë në kartelën e pronësisë së kësaj shkolle.

“Kemi ardhur te Prokuroria e Tiranës ku sapo depozituam një kallëzim për çështjen e truallit të shkollës ‘Sami Frashëri’. Dokumentat që ne disponojmë vërtetojnë akuzën e bërë disa ditë më parë nga Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Dokumentet që ne kemi tregojnë që me kartelat e pronësisë së truallit të shkollës ‘Sami Frashëri’ është ndërhyrë disa herë  duke ndryshuar pronësinë nga shteti në  listë bashkëpronarësh dhe anasjelltas. Ne jemi këtu për t’i kërkuar Prokurorisë së Tiranës të zbulojë kush ka ndërhyrë në kartelën e pronësisë të kësaj prone publike dhe cili ka qenë synimi i personave që kanë ndërhyrë”,- tha Kërpaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo shtoi se “Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të ndalet së thëni të vërtetën. Siç shpëtuam shkollën ‘Sami Frashëri’ dhe do t’i shkojmë deri në fund që të mos lejojmë tjetërsimin e kësaj prone, po ashtu do të jemi në krah të qytetarëve të Kombinatit, të Durrësit, të Shijakut e të gjithë Shqipërisë  për të mos lejuar që qytetarët të jenë viktima të qeverisë së fasadave”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?